Ballina / Fejesa / Frizura për fejesë

Fejesa, flokët

Frizura për fejesë në Prishtinë

Frizura që qëndron nga mbrëmja e parë deri në fund të fejesës, e ndërtuar sipas fytyrës, veshjes dhe stilit tuaj. Nga Besirja, me mundësi prove kur doni siguri të plotë për ditën.

Fejesa është një mbrëmje e gjatë me shumë fotografi, dhe floku duhet të mbajë formën nga fillimi deri në fund. Prandaj një frizurë për fejesë nuk është një fenirim i shpejtë; është një formë e ndërtuar për të duruar orë të tëra, pa u prishur në përqafime dhe vallëzim.

Çfarë ju shkon

  • E mbledhur ose gjysmë e mbledhur: elegante dhe e qëndrueshme, ideale për veshje me qafë të hapur.
  • Onde të lëshuara: të buta dhe natyrale, të fiksuara mirë që të mbahen gjithë mbrëmjen.
  • Me aksesor: një detaj i vogël që shkon me stolitë dhe veshjen tuaj.

Modeli zgjidhet bashkë në fillim të terminit, sipas fytyrës dhe veshjes. Nëse modeli që doni nuk qëndron te gjatësia ose tipi i flokut tuaj, Besirja jua thotë hapur para se të filloni.

Bashkë me grimin

Shumica e të fejuarave e marrin frizurën bashkë me grimin për fejesë, që të dalin gati nga një vizitë e vetme. Të dyja i punon i njëjti ekip, kështu që koha juaj mbetet e qetë. Pamjen e plotë të fejesës e gjeni te faqja e fejesës.

Si të vini të përgatitur

Ejani me flokë të larë një ditë përpara, jo atë mëngjes, sepse floku mban më mirë formën. Sillni një foto të veshjes; forma e qafës e ndryshon zgjedhjen e modelit. Për ide sipas gjatësisë së flokut tuaj, shikoni guidën frizura sipas gjatësisë së flokut.

Të lidhura

Vazhdoni te

Rezervoni datën tuaj

Na shkruani datën e fejesës dhe stilin që keni në mendje. Përgjigjemi shpejt, në shqip, anglisht dhe gjermanisht.

Ose na telefononi drejtpërdrejt në +383 49 326 303 ose +383 44 397 749

Gati për terminin tuaj?

Rezervo terminin

Zbuloni