Ballina / Guida / Guida e flokëve
Guida e flokëve
Tri teknika që në foto ngjajnë, por në karrige janë punë të ndryshme, me çmime dhe mirëmbajtje të ndryshme. Ja si dallohen dhe si zgjidhni sipas flokut tuaj, jo sipas trendit.
Përgjigjja e shkurtër: balayage jep pamjen më natyrale dhe kërkon më pak rifreskime, ombre jep kontrastin më të dukshëm mes rrënjës dhe majave, ndërsa shatir qëndron mes tyre, me kalim të butë por të theksuar. Nëse doni që floku të duket i çelur nga dielli, jo i ngjyrosur, kërkoni balayage. Nëse doni ndryshim që vihet re menjëherë, ombre ose shatir.
Te balayage ngjyra pikturohet me dorë mbi sipërfaqen e flokut, tufë pas tufe, pa folie të forta. Reflekset bien aty ku do binte drita natyrale, prandaj rezultati duket i lindur, jo i bërë. Kjo është edhe arsyeja pse teknika kërkon më shumë kohë në karrige dhe dorë me përvojë: çdo tufë vendoset me sy, jo me shabllon.
Te ombre dhe shatir ngjyra kalon nga rrënja e errët drejt majave të çelura në mënyrë graduale. Ombre e mban kalimin më të ulët dhe më të fortë, shatir e ngre më lart dhe e shkrin më butë. Të dyja punohen më shpejt se balayage dhe japin efekt më të dukshëm në fotografi.
| Pyetja | Balayage | Shatir / Ombre |
|---|---|---|
| Si duket | Reflekse natyrale, si nga dielli | Kalim i theksuar nga e errëta te e çelura |
| Çmimi te ne | nga 140 € | nga 120 € |
| Rifreskimi | Rrallë, rrënja rritet pa vijë | Rrallë, po ashtu pa vijë të prerë |
| Koha në sallon | Më e gjatë | Më e shkurtër |
| Kujt i shkon | Kujt do ndryshim të butë dhe elegant | Kujt do kontrast të dukshëm |
Fotoja që ruani në telefon është bërë me dritë studioje, mbi flokë të stiluar atë moment. Dy gjëra e ndryshojnë rezultatin te ju: ngjyra bazë e flokut tuaj dhe historia e tij kimike. Një flokë i errët natyral kërkon më shumë hapa deri te majat e çelura, dhe një flokë me ngjyrosje të vjetra sillet ndryshe nga një flokë i paprekur. Prandaj para se të vendosni teknikën, Besirja e shikon flokun tuaj real dhe ju thotë hapur çfarë del në një seancë dhe çfarë kërkon dy.
Të tri teknikat e kanë të njëjtin avantazh ndaj ngjyrosjes së plotë: rrënja rritet pa vijë të dukshme, kështu që nuk jeni rob i sallonit çdo katër javë. Ajo që u duhet është kujdesi ndaj tonit të verdhë dhe hidratimi pas dekolorimit. Si ta bëni këtë në shtëpi e kemi shpjeguar te guida e kujdesit për flokët e ngjyrosur.
Balayage i plotë do të thotë që reflekset pikturohen në të gjithë kokën, edhe pjesa e pasme, jo vetëm tufat rreth fytyrës. Një balayage i pjesshëm punon vetëm pjesën e përparme që duket më shumë dhe kushton më pak. Cila ju mjafton varet nga sa gjatë i mbani flokët hapur dhe sa dukshëm doni ndryshimin.
Zakonisht po, në seancën e parë. Balayage pikturohet me dorë tufë më tufë dhe kërkon më shumë kohë se një ngjyrosje e plotë, prandaj çmimi fillestar është më i lartë (nga 140 € kundrejt 40 € për ngjyrën e plotë). Por llogaria e vërtetë bëhet me kohë: balayage rritet pa vijë dhe kërkon rifreskim shumë më rrallë, ndërsa ngjyra e plotë do rregullim të rrënjës çdo tre deri katër javë. Në një vit, dallimi ngushtohet. Çmimet e plota i gjeni te sa kushton ngjyrosja e flokëve.
Na shkruani çfarë doni dhe kohën tuaj të përafërt. Përgjigjemi shpejt, në shqip, anglisht dhe gjermanisht.
Ose na telefononi drejtpërdrejt në +383 49 326 303 ose +383 44 397 749
Gati për terminin tuaj?
Rezervo termininZbuloni