Ballina / Shërbimet / Prerje dhe fenirim flokësh në Prishtinë
Flokët, nga Besirja
Shërbimet bazë të flokëve, të bëra me kujdesin e një salloni familjar: prerja e flokëve që mban formën mes vizitave dhe fenirimi, i drejtë ose natyral me volum, që zgjat gjithë ditën.
Një prerje e mirë nuk duket vetëm ditën e sallonit. Duket edhe pas tre javësh, kur floku rritet dhe forma duhet të mbahet vetë. Besirja e formon prerjen sipas mënyrës si rritet floku juaj, që të keni sa më pak punë mes vizitave.
Para prerjes flitet gjithmonë. Sa gjatësi doni të hiqni, sa kohë keni në mëngjes për stilim, çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo te flokët tuaj. Me mbi 20 vjet përvojë, Besirja ju thotë sinqerisht çfarë i shkon fytyrës dhe tipit tuaj të flokut.
Nëse keni një model në telefon, sillni foton. Një foto e sqaron dëshirën më mirë se çdo përshkrim, dhe Besirja ju thotë menjëherë si del ai model te floku juaj.
Fenirimi i drejtë e lë flokun të lëmuar dhe të shndritshëm, pa nevojë për prekje të dytë gjatë ditës. Fillon me larje dhe mbaron me një formë të pastër profesionale. Është shërbimi më i shpeshtë i sallonit, sepse vlerësohet me një provë të thjeshtë: a mban deri në mbrëmje.
Për evente, fenirimi kombinohet shpesh me grim, që të dilni gati nga një vend i vetëm.
Fenirimi natyral i jep flokut volum të butë dhe lëvizje, pa e drejtuar plotësisht. Është zgjedhja për një pamje të gjallë e të natyrshme që mban formën gjatë gjithë ditës, ideale për evente dhe dalje.
Për dasma dhe evente të mëdha, rezervoni disa ditë përpara, sidomos të premteve dhe të shtunave kur orët mbushen shpejt.
Shërbime të lidhura
Na shkruani çfarë doni dhe kohën tuaj të përafërt. Përgjigjemi shpejt, në shqip, anglisht dhe gjermanisht.
Ose na telefononi drejtpërdrejt në +383 49 326 303 ose +383 44 397 749
Gati për terminin tuaj?
Rezervo termininZbuloni