Ballina / Ekipi / Besirja

Ekipi, ana e flokëve

Besire Selmancena: mbi 20 vjet me flokë

Besirja është njëra nga dy shkronjat B të sallonit dhe zëri me përvojë kur bëhet fjalë për ngjyrën. Ajo punon me flokë prej më shumë se njëzet vjetësh.

Besire Selmancena duke punuar me flokë te B&B Elegance

Nga Rahoveci në Prishtinë

Besirja e nisi rrugën me sallonin e vet në Rahovec, të quajtur Sallon Ondulimi Bjonda. Pas shumë vitesh atje, u zhvendos në Prishtinë dhe, para se ta rihapte sallonin e vet, punoi në disa nga sallonet më të njohura të qytetit për të marrë përvojë të re. Kështu erdhi te B&B Elegance: me një zanat të pjekur dhe me sytë ende të hapur për të mësuar.

Sepse Besirja nuk mendon se përvoja e mbyll mësimin. Ajo mëson çdo ditë diçka të re, me trajnime, me kërkim dhe me ndjekjen e trendeve më të fundit. Njëzet vjet përvojë e bëjnë të sigurt te teknika; kurioziteti e mban të përditësuar.

Përvoja që matet me koka, jo me vite

Në zanatin e frizeres nuk ka shkurtore. Aftësia për ta lexuar flokun, për ta ditur me prekjen e parë çfarë duron dhe çfarë jo, vjen vetëm nga numri i kokave që të kanë kaluar nëpër duar. Kjo përvojë ndihet më së shumti te ngjyra, aty ku gabimi kushton më shtrenjtë. Një balayage e mirë kërkon të lexosh strukturën e flokut dhe të dish kur të ndalesh me dekolorimin. Këto nuk mësohen për një sezon.

Çfarë punon Besirja

Mënyra si punon

Besirja është e përkushtuar dhe e vëmendshme ndaj detajit, dhe qëllimi i saj i vetëm është që klientja të dalë e kënaqur. Çdo shërbim fillon me bisedë. Ajo dëgjon me kujdes çfarë kërkoni, dhe nëse ajo që doni do ta dëmtonte flokun tuaj, jua thotë hapur dhe ju shpjegon, në vend që ta shesë shërbimin thjesht sepse e kërkuat. Ky sinqeritet është ajo që i kursen klientes zhgënjimin dhe që i kthen klientet vit pas viti.

Nëna në ekipin nënë e bijë

Besirja është nëna te salloni familjar që ajo e ndan me bijën, Biondinën. Ndarja është e qartë: flokët janë të Besires, fytyra e Biondinës, edhe pse Biondina e ndihmon nënën edhe në anën e flokëve. Historinë e plotë të familjes dhe të sallonit e gjeni te faqja e historisë, ndërsa punën e Biondinës me lëkurën te profili i saj.

Rezervoni me Besiren

Na shkruani çfarë doni për flokun tuaj. Për ngjyrë, dërgoni një foto dhe merrni vlerësimin përpara.

Ose na telefononi drejtpërdrejt në +383 44 397 749 ose +383 49 326 303

Zbuloni